Forca përforcohet për Ligën e Kampionëve

Futboll

Forca përforcohet për Ligën e Kampionëve

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 11:18
Camilo Andres Gomez Vaneges

Futsal Forca nga Kumanova do të sjell edhe një kolumbian në radhët e saja.

Klubi kampion nga Kumanova ka arritur marrëveshje me tashmë ishlojtarin e klubit francez Montpellier Mediterrane, Camilo Andres Gomez Vaneges, përndryshe kapiten i Kombëtares së Kolumbisë.

Burimet tona thonë se prezantimi i përforcimit të ri tij do të bëhet sot.

Gomez laun si anësor i majtë, kurse do të nënshkruaj kontratë deri në fund të sezonit. Te Forca, ai do të gjej bashkëkombësin e tij, Cristian Berrio.

Ai ka një përvojë të madhe në futsal, pasi ka luajtur për klube të shumta, ndërsa me kombëtaren e kolumbisë ka marrë pjesë edhe në Kupën e Amerikës në futsal.

Kujtojmë që, Forca do të luajë në Main Round të UEFA Futsal Ligës së Kampionëve, ndërsa turneu do të zhvillohet nga 22-27 tetor në Beograd.

Kampioni ynë atje do të përballen me Riga Futsal Club (Letoni), Tigers Roermond (Holandë) dhe KMF FON Banjica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat