Skuadra e Voska Sport si duket ende nuk e ka mbyllur merkaton verore, ku së fundmi ka shtuar edhe një futbollist tjetër në radhët e veta. Bëhet fjalë për Andrej Riçkovin që i bashkohet skuadrës shqiptare nga Ohri.
25 vjeçari ka arritur marrëveshje me Voskën dhe në vijim do të jetë në dispozicionin e trajnerit Seit Kreka.
Futbollisti Andrej Riçkov ka luajtur vetëm në ekipet e futbollit vendor, ku në të kaluarën ka qenë pjesë e Sileksit, Pelisterit, Sasës, Osogovos, Borecit, Vardarit, Skopjes dhe Bellasicës. Kujtojmë se Voska Sport në sezonin e ri të Ligës së Parë është duke luajtur me krejtësisht me ekip të ri për dallim nga ai i sezonit të kaluar.
Nga katër xhirot e para, Voska Sport ka katër pikë, ku së fundmi mori një fitore të rëndësishme në kryeqytet, duke mundur Vardarin me rezultatin 3:1.