Suhejl Muharem ka gjetur klub të ri dhe në këtë sezon do të luaj për skuadrën e Llapit në Superligën e Kosovës.
Sulmuesi nga Shkupi ka gjetur akordin me drejtuesit e skuadrës dhe firmos kontratë 1 - vjeçare me ekipin e Llapit.
Suhejl Muharemi së fundmi ishte pjesë e Skenderbeut të Korçës, teksa me përfundimin e sezonit u largua nga Shqipëria dhe gjatë merkatos verore ishte futbollist i lirë. 23 vjeçari para se të transferohet te Skenderbeu, ishte pjesë e Struga Trim Lum, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Rabotniçkin e Renovën në kampionatin vendor dhe për Shkupin ku është i dalur si futbollist.
Për Suhejl Muharemin kjo do të jetë eksperienca e parë që do ta ketë në futbollin e Kosovës.