Conte “blindoi” 4 lojtarë të Napolit

Futboll

Conte “blindoi” 4 lojtarë të Napolit

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 12:26
Conte

“Lamtumirë Napolit? Conte, trajneri i ri, vendosi menjëherë pas mbërritjes së tij të mos i lërë katër lojtarë të shkojnë askund”. Stanislav Lobotka konfirmon se ai u “blindua” nga Antonio Conte, sapo trajneri i ri mbërriti te Napoli.

Mesfushori ishte pjesë e listës së lojtarëve të patransferueshëm, ku përfshiheshin edhe Di Lorenzo, Anguissa dhe Kvaratskhelia. Dhe është pikërisht Lobotka, ai që iu referohet katër futbollistëve të paprekshëm në podkastin sllovak “VAR”.

Për të ardhmen, lojtari i Napolit shtoi: “Unë kam ende kontratë të vlefshme. Thashë që nëse do të largohesha, do ta bëja vetëm për te Barcelona, ​​për të cilën është folur shumë, ose te një klub tjetër i madh.

Ka jo shumë klube ku mund të shkosh nga Napoli. Personalisht jam i lumtur që kam qëndruar te Napoli, nuk e kam me nxitim të shkoj askund, çfarëdo që të ndodhë”.

Në axhendën e presidentit De Laurentiis është para së gjithash Kvaratskhelia. Deklaratat e agjentit dhe babait të gjeorgjianit, në verë, para fillimit të Kampionatit Evropian, duket se po çonin në një tjetër rast transferimi të detyruar. Më pas dalja publike e Contes në konferencën për shtyp dhe takimi pozitiv me presidentin për të caktuar një takim në fund të merkatos.

Kërkesa mbetet e lartë, gati rreth 7 milionë euro në sezon, por Napoli është gati ta vendosë atë në të njëjtin nivel me Lukakun. Për rrjedhojë do t’ia rrisë pagën në 6 milionë euro në sezon, ndoshta duke u rritur në mënyrë progresive me kalimin e viteve dhe futur një klauzolë lirimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat