Grup i plotë, me Mihajn që u bashkua me grupin në seancën e djeshme

Futboll

Grup i plotë, me Mihajn që u bashkua me grupin në seancën e djeshme

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 13:07
Kombëtarja shqiptare

Grup i plotë, me Mihajn që u bashkua me grupin në seancën e djeshme, Kombëtarja vijoi përgatitjet edhe ditën e djeshme në Tiranë për sfidën e parë me Ukrainën.

Edhe pse me disa mungesa si Gjimshiti, Ajeti apo Broja dhe Daku, kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë një nisje pozitive në këtë edicion. Seanca zgjati rreth 1 orë e 3 minuta dhe braziliani duket se e ka të qartë formacionin që do të zbresë në fushë mbrëmjen e së shtunës.

Seancën stërvitore të Kombëtares e ndoqi nga afër edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në prag të nisjes së stërvitjes takoi nga afër trajnerin Silvinjo, stafin teknik dhe lojtarët, duke i uruar suksese në rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve.

Edhe pse është ndodhur në një situatë jo normale në ditët e fundit, Duka qëndroi deri në fund të stërvitjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat