Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja do të vijojë karrierën te skuadra e Evertonit.
Marrëveshja mes palëve u arrit ditën e fundit të merkatos, ndërsa sot ai është prezantuar nga klubi.
“Blerja jonë më e re është këtu. Mirëseerdhe Armando Broja”, shkruhet në profilin e klubit anglez.
Rikujtojmë që sulmuesi u huazua nga Chelsea me të drejtë blerje për 30 milionë euro..