Mats Hummels prezantohet para popullit verdhekuq, me intervistën e parë të dhënë për kanalet zyrtare të Romës:
“Si fëmijë jam rritur duke ndjekur Romën, në veçanti Francesco Totti dhe trajnerin tim të ri. Kur isha më i ri kam luajtur kundër Daniele De Rossi. Ndihem shumë i lumtur që jam këtu dhe i bashkohem këtij klubi.
Jam vërtet i lumtur dhe 100% i bindur për zgjedhjen e bërë. Zgjedhja që bëra dhe për të qenë këtu tani, sinqerisht m’u desh kohë pas sezonit të kaluar. U largova nga Dortmundi pas kaq shumë kohësh, pas finales së Ligës së Kampionëve. M’u desh një kohë të rikuperoja gjendjen time fizike, e cila ishte ndryshe nga stërvitja me ekipin. Unë mendoj se do të më duhen 2-3 javë për të qenë vërtet i gatshëm për të luajtur”.
Mats Hummels ka firmosur kontratë 1-vjeçare, me opsion për vitin e dytë, duke përfituar pagën 2.5 milionë euro. Ditën e djeshme u zyrtarizua marrëveshja mes mbrojtësit më të mirë të sezonit të kaluar në Champions League dhe Romës, pikërisht në kohën e duhur për ta përfshirë emrin e tij në listën e UEFA-s.
Një blerje shumë e dëshiruar nga trajneri De Rossi, njeriu thelbësor për ta bindur veteranin gjerman t’i bashkohej projektit teknik verdhekuq. Hummels do të veshë fanellën me numrin 15 dhe do të bëhet futbollisti i shtatë gjerman që vesh ngjyrat verdhekuqe. I fundit ishte një tjetër mbrojtës, pikërisht Antonio Rudiger.