Rebrov: Shqipëria nuk kishte fat në Euro 2024

Futboll

Rebrov: Shqipëria nuk kishte fat në Euro 2024

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 14:51
Serhiy Rebrov

Komisari teknik i Ukrainës, Serhiy Rebrov ka dhënë një intervistë për portalin e Federatës Ukrainase të Futbollit ku ka dhënë mendimin e tij mbi duelet e para të përfaqësueses në fjalë në Nations League.

Me interes të veçantë për publikun shqiptar është opinioni i teknikut sa i përket të besuarve të Silvinjos.

“Unë mendoj se Shqipëria nuk ishte me fat në Euro 2024.

Të gjitha rivalet e saj në grup ishin të një niveli të lartë. Ata u mbrojtën mirë në të tri duelet.

Ndërsa në fazën eliminatore kam vënë re se kanë luajtur me shumë besim në aftësitë e veta pasi kanë luajtur duele me intensitet të lartë.

Gati të gjithë lojtarët u luajnë në kampionatet më të rëndësishme të Europës, shumë prej tyre aktivizohen në Serinë A italiane. Unë mendoj se Shqipëria ende s’ka treguar potencialin e saj të plotë”, tha Rebrov.

Numri një pankinës ukrainase vlerësoi të gjitha rivalet e Grupit të verdhebluve. “Shqipëria, Gjeorgjia dhe Republika Çeke janë të gjitha skuadra, të cilat kanë qenë pjesë e Europianit prandaj Nations League duhet marrë seriozisht”, tha 50-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat