Ish futbollisti i Ramiz Sadikut të Prishtinës, Ismet Muriqi, papritur ka ndërruar jetë.
Ismet është i afërm i legjendave të futbollit, vëllezërve Fadil e Xhevdet Muriqi.
Është djali i axhës së Fadil e Xhevdet Muriqi.
Xhevdet Muriqi është i tronditur me vdekjen e Ismetit.
“Ismet, na la shumë herët.
Do te kujtojmë më shumë mall, qofsh banor i xhenetit!”, ka shkruar Xhevdeti.
Ismet Muriqi ka luajtur në pozitën e mesfushorit në vitet e 80-ta.