Pedri ka dhënë dy përgjigje virale gjatë një interviste në formë quiz për gazetën katalanase “El Mundo Deportivo”, gjatë të cilit u pyet për një sërë temash rreth futbollit dhe jashtë tij.
“Trajnerët e rinj të fitnesit që kanë ardhur po na bëjnë të punojmë më shumë. Aspekti fizik tani ka më shumë rëndësi dhe kjo bën që të mos e humbim ritmin në 10-20 minutat e fundit të ndeshjes”, u shpreh mesfushori i Barcelonës, duke treguar hapur diferencën Xavi-Flick.
Ai zbuloi se do të donte të bëhej si Dani Olmo (nëse e nis karrierën nga e para) dhe se kurrë nuk do të preferonte të ndante shtëpinë me shokun e tij të skuadrës, Lamine Yamal.
21-vjeçari u pyet edhe për një gjë tjetër pikante: kush do të ishte shoku i tij i ëndrrave te Barcelona? Pedri e dha përgjigjen krejt shkurt: Erling Haaland.