Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Kosovë – Rumani, e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Para mediave folën selektori, Franco Foda dhe sulmuesi, Vedat Muriqi.
Foda foli rreth prurjes së re te Kosova, Elvis Rexhbeçaj, për të cilin pati vetëm fjalë të mira.
“Elvisi është një mesfushor që mund të përdorim në shumë pozita. Ai do t’i sjellë ekipit shumë të mira. Ai është një lider, është agresiv në fushën e lojës, dhe përvoja e tij në Bundesliga do të jetë një plus i madh për në”, tha ai.
Elvis Rexhebeçaj iu bashkua Kosovës për herë të parë në grumbullimin e këtij muaji, së bashku me Fisnik Asllanin dhe Eliot Bujupin.