Tashmë është zyrtare, Mustafë Abdullahu largohet nga Superiorja.
Portieri ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Tiranën në Shqipëri, për të nisur një të re në Superligën e Kosovës me Malishevën, ku transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje.
Vetëm pas një sezoni pjesë e Tiranës, proteri 20-vjeçar dhe klubi bardheblu vendosin që të ndajnë rrugët.
Kujtojmë që Abdullahu u bashkua me Tiranën verën e shkuar, pasi mbylli aventurën me Besën e Kavajës.