Pajaziti befason me të ardhmen

Futboll

Pajaziti befason me të ardhmen

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 23:06
Adrion Pajaziti

Lëvizje surprizë në merkato, ylli i Kombëtares Shpresa, Adrion Pajaziti do të vijojë karrierë te skuadra e Goricës që militon në elitën e futbollit kroat.  

Fantazisti shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Fulham për të nisur një të re, teksa u transferua në formë huazimi deri në fund të sezonit te skuadra kroate, e cila mund të ushtrojë edhe të drejtën e blerjes së 21-vjeçarit.  

Pajaziti është pjesë e Fulham që prej vitin 2019.

Por, ky nuk është huazimi i parë për të, pasi shqiptari ka qenë në huazim te Haugesund në Norvegji nga shkurti 2023 deri në gusht të 2023..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat