Emocionet kuqezi kanë nisur prej ditësh. Ditën e sotme vëmendjen do ta marri Kombëtarja U-21.
“Djemtë” e Alban Bushit do të zbresin në fushë në orën 19:30, ku do të sfidojnë Zvicrës.
Sfidë e vlefshme kjo për “Euro Sllovaki 2025” dhe do të luhet “Stade de la Tuiliere” në Zvicër.
Kuqezinjtë e vegjël do të synjnë fitoren e madhe ndaj zvicerianëve, për të shpresuar deri në fund për kualifikimin në fazën tjetër të këtij turneu.
Për këtë takim Alban Bushi nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Dejvid Janaqin dhe Kristian Shpendin.