Kthehet Bllaca

Futboll

Kthehet Bllaca

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 11:35
Bllaca

Gjilani ka marrë një lajm të madh gjatë pushimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.

Skuadra e Ardian Nuhiut nuk e ka nisur mirë kampionatin ku në katër ndeshjet e para ka marrë vetëm 2 pikë.

Gjilanasit kanë qenë në katër sfidat në epërsi, por e kanë humbur atë duke barazuar dy prej tyre dhe duke pësuar dy disfata.

Lajmi i madh për kuqebardhët është rikthimi i portierit të talentuar, Aridon Bllaca.

Bllaca është lënduar në fazën përgatitore, derisa me rikthimin e tij porta e Gjilanit do të jetë me më shumë cilësi.

Përveç Bllacës, Gjilani ka në radhët e veta edhe portierin Kenan Haxhihamza. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat