Futbollistët e Maqedonisë shijojnë terrrenin në Torshavn

Futboll

Futbollistët e Maqedonisë shijojnë terrrenin në Torshavn

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 11:46
Futbollistët e Maqedonisë

Maqedonia në futboll, është akomoduar në Torshavn të Ishujve Faroe, ndërsa dje, ka zhvilluar edhe një seancë stërvitore në terrenin me fushë artificiale, aty ku do të nis ciklin e ri të Ligës së Kombeve.

Futbollistët kishin mundësi që të shohin se në çfarë sipërfaqeje do të luajnë kundër kombëtares së Ishujve Faroe.

Rrisi është se trajneri Blagoja Milevski i ka dërguar thirrje shtesë Mario Ilievskit, anëtarit të Maqedonisë U21, i cili u mund nga Holanda me 5-0.

Për Ilievskin kjo është ftesa e parë te seniorët e Maqedonisë, pasi që ditë më parë u konfirmuar mungesa përmes lëndimit të Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski, të cilët nuk do të paraqiten ndaj Ishujve Faroe dhe Armenisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat