Gjatë ditës së djeshme, kombëtarja e Rumanisë e ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kombeve me Kosovën.
Trajneri, Mircea Lucescu doli për herë të parë në media që nga ardhja e tij te Rumania, dhe duket se e së fundmi e “kanë lëshuar nervat”.
Ai u nervozua me një gazetar i Kosovës, i cili ishte duke bërë pyetje.
“Pyetjet e tua janë shumë të gjata, nuk kemi kohë, na duhet të shkojmë në stërvitje, madje kjo s’është as pyetje”, iu drejtua me këto fjalë trajneri rumun.
Tutje, 79-vjeçari u ankua edhe për mungesë të përkthyesit.
“Ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin, mua më duhet përkthyes për gjuhën rumune sepse nuk dua të flas anglisht. Unë mund të flasë shumë gjuhë, por sa të jem në krye të Rumanisë do të flasë vetëm rumanisht”, tha Lucescu.