Situata mes trajnerit të kombëtares holandeze, Ronald Koeman dhe lojtarit Steven Bergwijn është komplikuar edhe më shumë.
Disa ditë më parë përzgjedhësi i ‘tulipanëve’ ka deklaruar se lojtari më nuk do të ftohet nga kombëtarja pas transferimit të tij në Arabi Saudite.
E menjëherë pas këtyre deklaratave nuk mungoi përgjigja e anësorit holandez.
Në një intervistë për ‘De Telegraff’ ai pati disa kritika për ish-trajnerin e Barcelonës.
“Unë nuk dua të luaj më për këtë trajner. Unë nuk dua të luaj për dikë që më portretizon në media.
Ai ka mundur të më thërras, të dëgjoj historinë time. Si mund ti thotë ai ato gjëra pa biseduar me mua”, u shpreh ish-lojtari i Ajaxit.
Ai këtë verë u transferua tek skuadra e Al Ittihad, ku do të ketë bashkëlojtarë emra të mëdhenj si Karim Benzema, Ngolo Kante, Fabinho, Diaby.
Përveç Ajaxit, Bergwijn ka qenë pjesë e PSV dhe Tottenhamit.