Ndeshja me Kosovën shënon rikthimin e trajnerit Mircea Lucescu në pankinën e kombëtares rumune pas një pauze 38-vjeçare, në një ndeshje që premton spektakël.
“Edhe pse Rumania pati një ecuri të shkëlqyeshme, duke u kualifikuar në Euro 2024 dhe duke fituar grupin e saj, Kosova nuk mori pjesë në turneun final por mbetet e rrezikshme.
Tashmë e udhëhequr nga trajneri gjerman Franco Foda, kombëtarja e Kosovës nga disa shihet si favorit në këtë duel”, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”.
Albion Rrahmani, sulmuesi i Kosovës, që ka luajtur për Rapid Bukureshtin dhe tani është pjesë e Spartës së pagrës, e ka pranuar se ndeshja do të jetë intensive. Rrahmani kujton humbjen 0:2 ndaj Rumanisë, nga ndeshja e luajtur në Bukuresht dhe është i etur për hakmarrje.
“Do të jetë një ndeshje e mirë. Në këtë stadium ka gjithmonë atmosferë, tifozët janë të çmendur dhe na mbështesin.
Ne duam t’i revanshohemi, sigurisht”, ka thënë Rrahmani, përcjell “AS.ro”.
Sulmuesi ka folur edhe për rikthimin e Mirçea Luceskut në stolin e kombëtares rumune.
“E njoh Mircea Luceskun që kur ishte te Dinamo e Kievit, kam dëgjuar për të. Mendoj se është trajner i mirë, por do të shohim në ndeshje”, ka shtuar ai.
Ndeshja në Prishtinë (sot, 20:45) është ndeshja e parë e të dyja skuadrave në këtë edicion të Ligës së Kombeve.