Ja si rreshtohen kuqezinjtë e Bushit ndaj Zvicrës U-21!

Futboll

Ja si rreshtohen kuqezinjtë e Bushit ndaj Zvicrës U-21!

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 18:28
Formacioni i Zvicrës

Ja si rreshtohen kuqezinjtë e Bushit ndaj Zvicrës U-21!

Shqipëria U-21 luan sot shanset e fundit për kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm për këtë grupmoshë.

Djemtë e trajnerit Alban Bushi stërviten së bashku prej disa ditësh dhe sot në Zvicër në orën 19:30 do të tentojnë një fitore të madhe, që do t’i mbante në lojë deri në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Armenisë, në një skenar të ngjashëm me atë të 2016-ës me Kombëtaren e madhe.

Image

Formacioni i Shqipërisë

Kuqezinjtë ndodhen aktualisht në vendin e katërt në renditje, katër pikë larg Zvicrës, tre larg Rumanisë dhe me pikë të barabarta me Finlandën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat