Kombëtarja e Kosovës pëson goditje të rëndë, po kush i ka pritur gjithë këta gola dhe një karton të kuq

Futboll

Kombëtarja e Kosovës pëson goditje të rëndë, po kush i ka pritur gjithë këta gola dhe një karton të kuq

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 shtator 2024 Në ora: 19:55 Përditësuar në ora: 22:33 më 06.09.2024
Pamje nga ndeshja

Zhgënjim

Kosova ka startuar keq rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve në futboll. 

Djelmoshat tanë pësojnë humbje me rezultat 3:0 nga Rumania, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mbi 13 mijë shikues dolën të zhgënjyer nga stadiumi.

Kosova – Rumania 0:3

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: A. Aghayev (Azerbajxhani). 

Shënues: Man (49'), R. Marin (51'- nga penalltia e 82'))..

Kartona të verdhë: Berisha, Rexhbeçaj , Am. Rrahmani-  Bancu, Dragusin.

Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani, Aliti, Paçarada (Rrudhani 81'), Zhegrova (Sahiti 81'), V. Berisha (Muslija 66'), Rexhbeqaj, Rashica, Asllani(]E. Krasniqi i 66') dhe Muriqi (Al. Rrahmani 65').
Rumania: Nita, Ratiu, Dragusin, Bani Yas, Burca, Bancu, R. Marin (Olaru 86'), M. Marin, Stanciu (Mitrita 87'), Man (Coman 78'), Dragus (Puscas 81') dhe Mihaila.

Në hapje me humbje në kuadër të grupit 2 të Ligës C të Kombeve.

Në minutën e 31-të, Milot Rashica nga afërsia goditi bukur me kokë por portieri Nita intervenoi me sukses.

Në minutën e 40-të, heshtje në stadium. 

Rumania në epërsi, 0:1. 

Futbollisti Man shënoi nga rreth 16 metra në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Muriç. 

Në minutën e 44-të, shtylla e majtë shpëton Kosovën. Mihaila brenda 16-shit por fat i madh në anën e Kosovës.

Në minutën e 49-të, Valon Berisha shkaktoi penallti, duke faulluar lojtarin Man. Gjyqtari shikoi VAR-in dhe akordoi pikën e bardhë.

Në minutën e 51-të, Razvan Marin i pagabueshëm nga penalltia, 0:2.

Në minutën e 59-të, Mihaila nga 17 metra goditi fuqishëm por traversa shpëtoi Kosovën.

Në minutën e 72-të Albion Rrahmani nuk u tregua egoist dhe në vend që të gjuajë në portë pasojë deri të Ermal Krasniqi që dështoi nga afërsia. 

Në minutën e 77-të, Milot Rashica provoi por pa sukses duke shkuar topi jashtë portës. 

Në minutën e 82-të, Razvan Marin nga afërsia realizon për 0:3.  

Në minutën e 86-të, Mërgim Vojvoda është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Humbje e rëndë për Kosovën.

Atmosferë impozante

(E plotësuar) - Në minutën e 86-të, Mërgim Vojvoda është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Në minutën e 82-të, Razvan Marin nga afërsia realizon për 0:3.  

80' Kosova po orvatet maksimalisht.

77’ Rashica provon por pa sukses duke shkuar topi jashtë portës. 

76' Pak shoresa për Dardanët.

Kosova – Rumania 0:3

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: A. Aghayev (Azerbajxhani). 

Shënues: Man (49'), R. Marin (51'- nga penalltia e 82'))..

Kartona të verdhë: Berisha, Rexhbeçaj , Am. Rrahmani-  Bancu, Dragusin.

Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani, Aliti, Paçarada (Rrudhani 81'), Zhegrova (Sahiti 81'), V. Berisha (Muslija 66'), Rexhbeqaj, Rashica, Asllani(]E. Krasniqi i 66') dhe Muriqi (Al. Rrahmani 65').
Rumania: Nita, Ratiu, Dragusin, Bani Yas, Burca, Bancu, R. Marin (Olaru 86'), M. Marin, Stanciu (Mitrita 87'), Man (Coman 78'), Dragus (Puscas 81') dhe Mihaila.

73' Mbrojtja e Rumanisë në nivel të lartë.

Në minutën e 72-të Albion Rrahmani vendosi të mos jetë egoist dhe në vend që të gjuajë në portë pasojë deri të Ermal Krasnjqi që dështoi nga afërsia.  

70' Koha po kalon dhe po shkon në favbor të rivalit.

66’ Zhegrova me shokë po kërkojnë golin.

63' Kosova nuk po e gjen mundësinë e golit.

Kosova – Rumania 0:2

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: A. Aghayev (Azerbajxhani). 

Shënues: Man (49'), R. Marin (51')..

Kartona të verdhë: Berisha.

Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani, Aliti, Paçarada, Zhegrova, V. Berisha (Muslija 66'), Rexhbeqaj, Rashica, Asllani(]E. Krasniqi i 66') dhe Muriqi (Al. Rrahmani 65').
Rumania: Nita, Ratiu, Dragusin, Bani Yas, Burca, Bancu, R. Marin, M. Marin, Stanciu, Man, Dragus dhe Mihaila.

59’ MIhaila nga 17 metra goditi fuqishëm por traversa shpëtoi Kosovën.

55’ Kosova po zhgënjen me rezultat.58’ Rumania po luan me qetësi, ndërsa Kosova kërkon që të shkrijë këtë epërsi të rivalit.

55’ Kosova po zhgënjen me rezultat.

 51’ R. Marin i pagabueshëm nga penalltia, 0:2.

48’ Kosova në presion të rezultatit.46' Lojë e mirë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Shtylla e majtë shpëton Kosovën. Mihaila brenda 16-shit por fat i madh për Kosovën.

42' Rumania po duket mjaft e rrezikshme.

40' Heshtje në stadium. Rumania në epërsi, 0:1.Man shënoi. Man shënoi nga rreth 16 metra e në këndin e poshtëm të djathtë. 30'  Zhegrova po orvatet por pa sukses.

27' Rumania herë pas here po provon të rrezikojë portën tonë.

26' Muriqi e Zhegrova mjaft të rrezikshëm për rivalin.

23' Kosova po sulmon.19' Lojë me ritëm, Rumania po mbrohet.

17' Nuk ka gola ende.

14' Rumania po kërkon të befasojë, por portieri Muriç u tregua i vëmendshëm.

13’ Ndeshje e luftuar.

10' KOsova po tregon lojë të mirë.9’ Vedat Muriqi brenda 16-shit por goditja e tij shkoi shumë lartë mbi portë.

5' Kosova po synon të vijë sa më parë të rasti.

3’ Lojë e baraspeshuar.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Atmosferë e bukur në Prishtinë

Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova sfidohet nga Rumania, në kuadër të sfidës së parë të grupit 2 të Ligës C të Kombeve.

Selektori i ri i Kosovës, Franco Foda synon fitore në hapje të këtij edicioni.

Rumania është e papërshtatshme por Dardanët kanë cilësinë, përparësinë e terrenit dhe përkrahjen e madhe të tifozëve. 

Pritet lojë me rivalitet të madh.

Kosova - Rumania

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Zhegrova, Berisha, Rexhbeqaj, Rashica, Asllani dhe Muriqi.
Rumania: Nița, Mogoș, Burca, Dragușin, Ratiu, Hagi, R. Marin, Stanciu, M. Marin, Man dhe Draguș.

Kosovë - Rumani, sfidë që luhet në kuadër të Ligës së Kombeve!

Kosovë - Rumani, sfidë që luhet në kuadër të Ligës së Kombeve!

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të fillojë në orën 20:45.

Të dy ekipet i përkasin Ligës C, të grupit 2 dhe “Dardanët” do të synojnë tri pikët e para.

Tashmë gjithçka është gati dhe janë publikuar formacionet zyrtare të dy ekipeve.

Kosova gati

Ballafaqimi me Rumaninë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta shënojë nisjen e rrugëtimit të Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në praninë e një stadiumi të mbushur me dardanë, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda do ta kërkojnë fitoren e parë për ta nisur mbarë rrugëtimin drejt kampionatit të botërorit.

Vetë trajneri Foda, por edhe sulmuesi në top-formë, Vedat Muriqi janë shprehur të bindur se Kosova do të luajë vetëm për fitore, por duke e konsideruar Rumaninë si rivalin më të rëndësishëm të grupit.

Ndeshja do të nisë nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Zhegrova, Berisha, Rexhbeqaj, Rashica, Asllani, Muriqi

Rumania: Niță - Mogoș, Burcă, Drăgușin, Rațiu - Hagi, R. Marin, Stanciu, M. Marin, Man - Drăguș.

Formacioni, Kosova me dy qendërsulmues

Kosova dhe Rumania do të përballen sot në Ligën e Kombeve.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtar, gjersa te Kosova ka befasi.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka vendosur ta nisë ndeshjen me dy qendërsulmues, me Asllanin që debuton me fanellën dardane.

Debutimin e tij do ta gjejë edhe Elvis Rexhbeçaj, që starton në mesfushë me Valon Berishën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat