​Kosovë-Rumani, formacionet zyrtare

Futboll

​Kosovë-Rumani, formacionet zyrtare

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 19:44
Ilustrim

Ballafaqimi me Rumaninë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta shënojë nisjen e rrugëtimit të Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në praninë e një stadiumi të mbushur me dardanë, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda do ta kërkojnë fitoren e parë për ta nisur mbarë rrugëtimin drejt kampionatit të botërorit.

Vetë trajneri Foda, por edhe sulmuesi në top-formë, Vedat Muriqi janë shprehur të bindur se Kosova do të luajë vetëm për fitore, por duke e konsideruar Rumaninë si rivalin më të rëndësishëm të grupit.

Ndeshja do të nisë nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Zhegrova, Berisha, Rexhbeqaj, Rashica, Asllani, Muriqi

Rumania: Niță - Mogoș, Burcă, Drăgușin, Rațiu - Hagi, R. Marin, Stanciu, M. Marin, Man - Drăguș.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat