Norvegjia dështoi dhe zhgenjeu ne ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve duke barazuar 0-0 jashtë fushe ndaj Kazakistanit.
Megjithatë, rezultati mund të kishte qenë i ndryshëm. Erling Haaland pati shansin e golit por u ndal nga shtylla ne pjesen e dyte dytë.
Ylli i Manchester City, robot dhe makineri golash ne Premier, jo lider ende te kombetarja, merr kritika për performancën e tij.
Ish-kapiteni i kombëtares Egil “Drillo” Olsen, 82 vjeç, kritikon hapur: “Kemi dy lojtarë të klasit botëror. Odegaard dhe Haaland. Erling Braut Haaland për fat të keq ishte shumë më poshtë nivelit te tij. Është një nga gjërat më të këqija që kam parë nga Haaland. Martin Ødegaard shkëlqeu, por e kam parë edhe në nivel me te mirë”, thotë Olsen për TV 2 dhe vazhdon:
Ishte vërtet vetëm Antonio Nusa ai që i përmbushi pritshmëritë në këtë ndeshje, përndryshe ishte goxha gri situata.” Norvegjia do të duhet të marrë masa dhe te zgjohet të hënën pasi Austria mberrin në stadiumin Ullevål, Oslo.