Italia tronditet sërish: i duhen 14 sekonda Francë!
Italia duket se nuk zë mend, ose nuk dëshiron të zerë…
Sikur të mos mjaftonte fantazma e Bajramit në Europian, me një gol super të shpejtë dhe rekord, sonte në Nations League, ndeshja e parë hapëse e edicionit të ri, në Paris, janë dashur 14 sekonda që Barcola të shënojë gol ndaj Donnarummas duke pasur një autostradë përpara tij pas një dhuratë nga Di Lorenzo, të cilit ylli i PSG i vjedh topin lehtësisht duke shënuar më pas.
Një nisje horror nga ekipi i Spallettit.