Dinamo prezanton dy përforcimet e mbrojtjes

Futboll

Dinamo prezanton dy përforcimet e mbrojtjes

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 21:05
Antonio Miço dhe Agron Rufati

Tashmë është zyrtare, Dinamo ka bërë dy goditje në limitet e kësaj merkato verore.

Klubi dinamovit ka përforcuar ekipin, me dy qendërmbrojtës me eksperiencë.

I pari është Agron Rufati. 25- vjeçari është i dalë nga akademia e Dinamos së Zagrebit, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Brera Strumica, ekip që militon në elitën e futbollit maqedonas.

Ndërsa mbrojtësi i dytë është Antonio Miço, një 24-vjeçar që karrierën e ka nisur në Greqi me PAO Kalyvion.

Gjithashtu, Miço ka luajtur edhe me Terrassa në Spanjë, por edhe në Qipro. Ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Egaleo në shtetin grek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat