“Një fitore karakteri”, Duka uron “vogëlushët” e Bushit, “përkëdhel” Pajazitin dhe Lilon: Kënaqësi t’i shohësh

Futboll

“Një fitore karakteri”, Duka uron “vogëlushët” e Bushit, “përkëdhel” Pajazitin dhe Lilon: Kënaqësi t’i shohësh

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 23:01
Kombetarja

Shpresat e Alban Bushit arritën një fitore të madhe  një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Zvicrës që i mban në lojë për t’u kualifikuar për në “Euro2024, një sukses i ardhur falë një loje të bukur ku njeriu i ndeshjes ishte Pajaziti me nje “dopietë”.

Suksesi i kuqezinjve të vegjël i ka lënë një shije të mirë dhe presidentit Duka, me kreun e FSHF-së që i uroi me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Një fitore karakteri, një fitore me përmbysje e Kombëtares U-21 ndaj Zvicrës në transfertë.

Kënaqësi të shikosh ekipin kuqezi të triumfojë, me dy gola mjaft të bukur të Pajazitit, ndërkohë që portieri ynë Lilo priti edhe një penallti. Urime djemve dhe trajnerit Bushi e stafit të tij për rezultatin dhe lojën”, shkroi Duka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat