Mircea Lucescu befason pas fitores në Kosovë: Dua të them një gjë

Futboll

Mircea Lucescu befason pas fitores në Kosovë: Dua të them një gjë

Nga: K. Goca Më: 6 shtator 2024 Në ora: 23:20
Mircea Lucescu

Rumania e ka mposhtur Kosovën me rezultat 3:0, në Prishtinë, në kuadër të Ligës C të Kombeve. Ishte ndeshja e parë e Mircea Luceskut për kombëtaren pas 38 vitesh.

“Unë do të doja të them vetëm një gjë.

Merita e kësaj fitoreje u takon edhe trajnerëve të tjerë para meje, Contra, Edi Iordanescu, Radoi, të gjithë ata që kontribuan në formimin e këtij grupi lojtarësh të talentuar.

Ata kishin nevojë për diçka shtesë për të bërë një hap përpara.

Është një fitore shumë e rëndësishme sepse na jep besim dhe shpresë”, tha Mircea Lucescu, selektor i Rumanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat