Në diskutim e sipër, foli Gramoz Vokrri, i cili e cilësoi ndeshjen e sontme si një aksident.
Kosova pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Rumania.
“Sonte ishte një aksident, një ndeshje e papërshkruar si është humbur, por te Kosova aksidentet janë bërë të shpeshta”, tha ai.
“Lojtarët ndoshta kanë probleme.
Në klubet e tyre janë të jashtëzakonshëm, por unë s’du me qenë në negativ, sepse ka edhe pesë ndeshje të tjera”, shtoi ai.