Presidenti i Dritës ka zgjidhjen e problemit te Kosova, kërkon ftesë për dy yjet e ekipit të tij

Futboll

Presidenti i Dritës ka zgjidhjen e problemit te Kosova, kërkon ftesë për dy yjet e ekipit të tij

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 23:40
Valon Murseli

Pas humbjes së rëndë të Kosovës ndaj Rumanisë në shtëpi, reagimet nga opinionet sportive nuk kanë munguar.

Një nga komentet më të spikatura ka ardhur nga presidenti i Dritës, Valon Murseli, i cili ka shprehur bindjen e tij se lojtarët e Dritës, Rron Broja dhe Albert Dabiqaj, meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, shkruan Olle.

Sipas Murselit, kjo dyshe është ndër më të vlefshmet në Superligën e Kosovës dhe po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Ai mendon se Broja dhe Dabiqaj do të kishin qenë një ndihmë e madhe për trajnerin Franco Foda, i cili pas disfatës ndaj Rumanisë po përballet me kritika të forta.

Mbetet për t’u parë nëse trajneri i Kosovës do të marrë në konsideratë thirrjen e këtyre lojtarëve në të ardhmen, por Murseli duket i vendosur se ata mund të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm për ekipin kombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat