Rrahmani: Humbje turpëruese, po na mungon goli

Futboll

Rrahmani: Humbje turpëruese, po na mungon goli

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 23:42
Amir Rrahmani

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani  është shprehur i zhgënjyer me humbjen nga Rumania.

Kosova u mund (0-3) nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

“E vërtetë, rezultati e thotë. 0:3 është turpëruese në shtëpi. Askush nuk ka fol në dhomën e zhveshjes sepse askush nuk e ka pritë.

S’është e lehtë as për ne. E marrë përgjegjësinë për këtë humbje, duhet ndryshime brenda fushës sepse nuk është e mundur që ta luajmë këtë lojë dhe të humbim 0:3”, ka thënë Rrahmani.

Ai mendon se është e pashpjegueshme për mënyrën si po luajnë lojtarët e Kombëtares sonë në fushë. Rrahamni thotë se skuadrës sonë po i mungon goli.

“Siç po luajmë në fushë është e pashpjegueshme sepse kemi lojtarë që e bëjnë diferencën.

Po mungon goli dhe po pranojmë gola të lehtë. Në tre ndeshje me Rumaninë nuk kemi shënuar asnjë gol, nuk e di ku është problemi.

Po kemi shumë ndryshime në formacion, kjo gjithashtu ndikon në lojën dhe integrimin në fushë të lojtarëve”, ka theksuar Rrahmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat