MIhaila befason pas ndeshjes me Kosovën: Ne u larguam shëndoshë e mirë nga fusha

Futboll

MIhaila befason pas ndeshjes me Kosovën: Ne u larguam shëndoshë e mirë nga fusha

Nga: K. Goca Më: 7 shtator 2024 Në ora: 00:01
Lojtarët e Rumanisë

Kosova zhgënjeu me lojë e rezultat, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Rumania, në takimin e parë të grupit 2 të Ligës C të Kombeve.

“Valentin Mihaila ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen në Prishtinë. Edhe pse nuk shënoi, sulmuesi i Parmës goditi dy herë shtyllën.

Valentin Mihaila thotë se lojtarët nga Kosova ishin shumë agresivë në këtë duel. Atmosfera është ndezur edhe në tribunat e stadiumit", - ,ka shkruar mediumi rumun “Sport.ro”. 

"Një fitore shumë e mirë këtu, një kundërshtar i vështirë, një fushë e vështirë.

E rëndësishme është që ne u larguam shëndoshë e mirë nga fusha dhe morëm tre pikët.

Të gjithë po mendojmë për Kampionatin Botëror. Mircea Lucescu u përpoq të na japë përvojën e tij. Nuk ka shumë kohë në dispozicion të kombëtares, pak nga pak do ta vëmë në praktikë atë që ai kërkon prej nesh.

E rëndësishme ishte qëndrimi, shpirti i sakrificës dhe mendoj se kjo u pa në fushë.

Dhe unë dola me një fanellë të grisur. Ata ishin shumë agresivë. Në fund u tregova rezultatin, kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Mihaila për ‘Antena 1’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat