Kosova të premten në mbrëmje nuk i shkoi ashtu siç pritej, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Rumania, në xhiron e parë të Ligës C të Kombeve.
Mediat serbe janë gëzuar për humbjen e Kosovës, madje pa pikë turpi gënjejnë se ka ndodhur një skandal.
Rumania është pritur në mënyrën më të mirë në shtetin e Kosovës, por mediat serbe si gjithmonë gjejnë mënyrë për të shkarravitur dhe sulmuar shtetin tonë.
“Krahas triumfit të italianëve, mbrëmjen e ka shënuar edhe fitorja e Rumanisë në Prishtinë, ku poshtëruan Kosovën.
Duhet theksuar gjithashtu se dueli në Prishtinë u zhvillua në mes të një skandali dhe sjelljes së turpshme të shikuesve vendase, të cilët shanin himnin e rivalit{, shkarravit mediumi serb “Blic”.
Kjo çka shkruan kjo media, është e turpshme.