Humbje me shije të hidhur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova luajti dobët dhe pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Rumania, në kuadër të xhiros së parë të Ligës C të Kombeve në futboll.
Në konferencën për shtyp. selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu, ka dhënë një deklaratë interesante.
“Duhet ta kuptojmë se është faji jonë që i provokuam në ndeshjet e kaluara.
Dua që njerëzit tonë t’i qasen futbollit dhe fenomenit ndryshe, me sjellje ndryshe, me respekt për njerëzit që janë në fushë, me respekt për gjithë shtetin.
E dija se kjo do të ndodhë. Lojtarët ishin përfaqësues të denjë të shtetit në këto kushte të vështira. Ishim të përgatitur paraprakisht”, tha selektori rumun.