Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Ukrainës sot në mbrëmje. Gjithçka do të startojë në orën 20:45 në “Epet Arenaa” në Pragë.
Një sfidë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjëve në nations League, me Sylvinho që kërkon fitoren e parë në këtë turne. Pas disa ditësh stërvitje intensive, braziliani ka vendosur për formacionin titullarë.
Vetëm dy ndryshime do të ketë në krahasim me formacionin me të cilin Sylvinho debutoi në Euro 2024 ndaj Kroacisë.
Për shkak të mun gesave të Gjimshitit dhe Ajetit në qendër të mbrojtjes titullarë do të nisin Kumbulla dhe Ismajli.
Ndërkohë pavarësisht formës së mirë të Arbër Hoxhës, ky i fundit sërish do ta nisë nga stoli. Kështu në portë do të vendoset Strakosha, dyshja Kumbulla – Ismajli do të mbështeten nga Hysaj dhe Mitaj. 3-shja e mesfushës përbëhet nga Asllani-Ramadani-Laçi, teksa maja e sulmit i besohet Rey Manajt. Ky i fundit do të mbështet nga Asani dhe Bajrami nga krahët.
Formacioni i mundshëm: Strakosha, Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj, Asllani, Laçi, Ramadani, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Sylvinho