Maignan e përjetoi keq disfatën

Futboll

Maignan e përjetoi keq disfatën

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 17:24
Mike Maignan

Portieri i Francës, Mike Maignan, i cili foli mbrëmë në zonën mikse, pas ndeshjes kundër Italisë, e komentoi humbjen 3-1 të kombëtares së tij si vijon: “Është një disfatë që dhemb.

Sonte ishte një mbrëmje e keqe, u përballëm me një ekip të madh që dinte të mbrohej. Epo, ne nuk mund ta mbyllim çdo ndeshje me portën e pastër, edhe pse personalisht e përjetova keq këtë humbje”.

Maignan vazhdoi, siç raportohet nga “RMC Sport”: “Duhet të rikuperohemi menjëherë. Ajo që thuhet në dhomat e zhveshjes mbetet mes nesh.

Do ta analizojmë me detaje humbjen ndaj Italisë, nuk ka nevojë të shqetësohemi.

Kur humbim një ndeshje nuk është fundi i botës. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur në fushë, që ta kthejmë Francën urgjent te fitoret”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat