Ismajli e Asani protagonistë të fitores
Shqipëria ka treguar zemër të madhe në Pragë të Çekisë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Ukrainën, në takimin e parë të Ligës B të Kombeve.
Futbollistët Ardian Ismajli e Jasir Asani shënojnë për fitoren e madhe në hapje të Grupit 1.
Tre pikë të mëdha në hapje për kuqezinjtë e selektorit Sylvinho.
Ukraina - Shqipëria 1:2
Stadiumi "Arena" në Pragë.
ShikuesL 17.000.
Gjyqtar:: Branco Godinho (Portugalia)..
Shënues: Konoplya (49') - Ismajli (54'), Asani (66')...
Kartona të verdhë: Asani.r
Ukraina: Trubin, Kabaiev (Pikhalyonok 72'), Matvieyenko, Zabarnyi, Brazhko (Malinovsky 82'), Sudakov (Yarmolenko 72'), Shaparenko (Vanat 73'), Konoplia, Tsygankov (Zinchenko 82'), Mykolenko dhe Yaremchuk.
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi (Berisha 73'), Bajrami (Hoxha 79'), Asani dhe Manaj.
Në minutën e 40-të, Laçi nga afërsia i pasaktë, gjuajti jashtë shtyllës së djathtë.
Yaremchuk në minutën e 43-të nga afërsia goditi fuqishëm por portieri Strakosha shpëtoi portën shqiptare.
Në minutën e 49-të, Yukhym Konoplya brenda 16-shit, me goditje të fortë shënoi në këndin e majtë të poshtëm.
Rej Manaj në minutën e 53-të nga rreth 20 metra goditi bukur por portieri ukrainas me mund të madh e shpëtoi portën dike e dëbuar në korne.
Pas një minute vjen goli. Në minutën e 54-të, Ardian Ismajli nga afërsia me gjakftohtësi goditi dhe e plasoi topin në këndin e poshtëm të majtë.
Jasir Asani dinak shënoi nga 11-12 metra. Ai ishte i pambuluar, goditi bukur dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 1:2 pikërisht në minutën e 66-të.
Fitore e madhe e Shqipërisë.