Montella lartëson Calhanoglun

Futboll

Montella lartëson Calhanoglun

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 20:34
Montella

Kombëtarja e Vincenzo Montella nuk shkoi përtej barazimit 0-0 ndaj Uellsit, në një ndeshje të kushtëzuar me përjashtimin e Yilmaz në pjesën e dytë të ndeshjes. Një pikë për të nisur aventurën në kompeticion, me synimin për të bërë kapërcimin në Ligën A.

Protagonist ishte Hakan Calhanoglu. Mesfushori i kampionit italian, Interit, i cili vetëm që nga e mërkura po stërvitet me grupin dhe për rrjedhojë jo në më të mirën e tij, u fut në fushën e lojës në minutën e 64-t, duke treguar megjithatë paraqitje të mirë.

Trajneri i Turqisë shprehu mendimin e tij për gjendjen e lojtarit zikaltër në fund të ndeshjes, por megjithatë donte të lavdëronte cilësinë e tij. Montella nënvizoi: “Ne e pamë ndryshimin e lojës, pasi ai hyri në fushë. Këto gjëra i pamë mirë në pjesën e dytë. Interi dhe Turqia janë me fat që e kanë një lojtar të tillë”.

Të hënën do të ketë një tjetër ndeshje shumë të ndërlikuar, përsëri në Ligën e Kombeve, por kundër Islandës.

Mbi praninë e lojtarit zikaltër, Montella preferoi të mos thoshte shumë: “Të shtunën do t’i vlerësojmë kushtet e tij, e dinim që nuk mund të luante me kohë të plotë. Nuk luajti 90 minuta, sepse nuk donim të rrezikonim me të”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat