“Kuqezinjtë” me mesazh të fortë për Kosovën në Pragë

Futboll

“Kuqezinjtë” me mesazh të fortë për Kosovën në Pragë

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 21:20
Pamje

Shqipëria po luan ndeshjen hapëse ndaj Ukrainës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo sfidë po luhet në Pragë të Çekisë.

Edhe në këtë sfidë përkrahja e “Tifozave Kuq e Zi”, për kombëtaren nuk po mungon.

Madje gjatë kësaj ndeshje ata patën një mesazh edhe për shtetin e Kosovës.

“Kosova është Shqipëri”, ishte një banderolë në gjuhën angleze e tifozëve shqiptar në këtë ndeshje.

Këto mesazhe nuk munguan as në Gjermani kur Shqipëria lunate në Kampionatin Evropian gjatë muajit qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat