Lamine Yamal padyshim që është një prej lojtarëve më të mirë tek skuadra e Barcelonës për momentin.
Ai ka qenë vendimtar edhe në Euro 2024 për Spanjën ku me kontributin e tij të madh, “La Roja”, u shpall edhe kampione e Evropës.
Fjalë të mëdha për super talentin spanjoll ka edhe trajneri i tij tek kombëtarja, Luis de la Fuente.
“Është fat që kemi një lojtar të një niveli të tillë dhe që ai luan kaq shumë ndeshje për kombëtaren tonë”, tha De la Fuente fillimisht për Yamalin.
Për një 17-vjeçar mund të jetë pak e vështirë ky calendar kaq i ngjeshur me ndeshje sikur tek kombëtaret ashtu edhe tek skuadrat, mirëpo De la Fuente ka një përgjigje edhe për këtë.
“Nëse nuk mund të luani 180 minuta në shtator, lëre dhe shko. Ne përfaqësojmë vendin tonë dhe luajmë për të fituar”, shtoi më tej strategu spanjoll.
Spanja nesër luan ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ku do të ndeshet me Zvicrën.