Kombëtarja kuqezi triumfoi përballë Ukrainës, reagon Rama

Futboll

Kombëtarja kuqezi triumfoi përballë Ukrainës, reagon Rama

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 23:19
Pamje nga ndeshja

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka reguar pas fitores së sotme të Kombëtares kuqezi përballë Ukrainës me një rezultat 2:1.

Përmes një  mesazhi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga ndeshja, ndërsa shkruan:FORCA SHQIPËRIII FOOORCAAAAA.

Ismajli shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi, teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.

Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat