Zv-presidenti i Drenicës, Haxhi Reci i shoqëruar nga miq e bashkëpunëtorë ka ndjekur nga afër ndeshjen Ukrainë-Shqipëri.
Nga Praga, ai është zotuar se klubin nga Skenderaj do ta shohim së shpejti në arenën ervopiane.
“Së bashku ëndrrën do e kthejmë në realitet. Drenica së shpejti në arenën evropiane”, ka shkruar ai.
Objektivi kryesor i Drenicë për këtë edicion është rikthimi në mesin e më të mirëve në Kosovë.
Reci gjatë verës kishte prezantuar një plan mjaft ambicioz për privatizimin e klubit, por që në momentet e fundit nuk ishte arritur ujdia.