Autori i golit te Ukraina nuk di se çfarë flet pas ndeshjes

Futboll

Autori i golit te Ukraina nuk di se çfarë flet pas ndeshjes

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 12:23
Konopia

Shqipëria arriti të fitonte ndaj Ukrainës në shifrat 1-2. Kuqezinjtë kishin tre katër raste të pastra në pjesën e parë, ndryshe nga kundërshtari që nuk e rrezikoi asnjëherë portën tonë, por gjithcka u mbyll në 0-0.

Në pjesën e dytë djemtë tanë hynë me një mungesë përqendrimi dhe e pësuan në minutën e 48 nga Konopia. Për fat të mirë, Ismajli dhe Asani përmbysën ndeshjen.

Por autori i golit, Konopia, ka çuditur pas ndeshjes me deklaratën e bërë duke krijuar iluzione për një tjetër panoramë ndeshje nga ajo që ndodhi në të vërtetë.

“Ndeshja ishte e vështirë, ne e dinim forcën e Shqiëprisë dhe që është kundërshtar i parehatshëm.

Në golat e pësuar gabuam shumë, ne kishim më shumë raste, më shumë gjuajtje në portë. E pësuam nga dy kundërsulme.

Korne e tyre erdhi nga kundërsulmi, Shqipëria kishte shumë fat sot. Një kaos aty në zonë, topi shkon te lojtarët e tyre dhe futet goli. E zotëruam lojën, duhej të fitonim”, tha autori i golit te Ukraina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat