Plas te Kosova, përjashtohen Zhegrova, Muriç dhe Muslija! Kjo është arsyeja

Futboll

Plas te Kosova, përjashtohen Zhegrova, Muriç dhe Muslija! Kjo është arsyeja

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2024 Në ora: 13:49
Kosova

Selektori Franco Foda ka humbur durimin, ka përjashtuar tre futbollistë nga kombëtarja e Kosovës.

Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe portieri Arijanet Muriç, janë përjashtuar.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franko Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriç, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listën e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, shkruhej në njoftimin e Federatës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat