Dardanët udhëtojnë drejt Qipros me mungesa të mëdha

Futboll

Dardanët udhëtojnë drejt Qipros me mungesa të mëdha

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 15:24
Dardanët

Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Qipro, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës që ka publikuar videon e futbollistëve duke u nisur.

Në video shihet edhe i ftuari portieri i Dritës, Faton Maloku.

Ndërkohë mungojnë tanimë tre të përjashtuarit, Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

Këta tre futbollistë janë përjashtuar pasi kanë thyer rregulloren e brendshme të Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat