Ndeshjet e para të sezonit i ka luajtur krah Gatit dhe në prapavijën me katër. Gleison Bremer po i merr dorën rolit kur ekipi luan me dy qendërmbrojtës dhe lidhur me tre daljet e para të Juves në kampionat ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit.
A ishte një hap prapa sfida me Romën?
"Donim të fitonim, por në fund ishte një ndeshje e bllokuar, shumë e ekuilibruar. Ishte e rëndësishme të mos pësonim gol, por duhet të punojmë në fazën sulmuese për të fituar sfidën e radhës", tha futbollisti.
Në cilën pikë jeni në udhëtimin e Motës?
"Jemi një ekip ambicioz dhe po mendojmë ndeshje pas ndeshje. Sidomos ne amerikano-latinët që mbërritëm një javë më vonë, fizikisht nuk e patëm të lehtë. Në këto tre ndeshje isha pak i lodhur, por tani jam duke u rikuperuar.
Tani kemi 10 ditë për të punuar mirë dhe për t’u kthyer në formë", tha ai.