Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të San Marinos

Futboll

Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të San Marinos

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 16:01
Pamje nga gara

Marc Marquez fiton edhe në Misano, etapa  e trembëdhjetë e sezonit në MotoGP.

Në Çmimin e Madh të San Marinos, i kushtëzuar nga një situatë e luhatshme e motit, spanjolli arriti suksesin e dytë radhazi në kampionat.

Një super Marc Marquez, i cili nisi garën nga vendi i 9-të, arrin që të fitojë Çmimin e Madh të San Marinos përpara Pecco Bagnaia dhe Enea Bastianini.

Kaos në pistë me shi të dendur që zgjati disa minuta në fillim të garës: disa pilotë hynë në “bokse” për të ndërruar motorin, më pas u detyruan të ktheheshin përsëri dhe të merrnin përsëri atë të thatë. Mes tyre ishte Martin, i cili përfundoi i 15-ti, duke humbur 19 pikë ndaj Bagnaias në renditjen e përgjithshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat