Kosova kërkon kthesën, trajneri Foda: Kemi analizuar pikat e dobëta të Qipros, jemi të fokusuar

Futboll

Kosova kërkon kthesën, trajneri Foda: Kemi analizuar pikat e dobëta të Qipros, jemi të fokusuar

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 19:23
Franco Foda

Pas humbjes 0-3 në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, tashmë Kosova është gati për të bërë kthesën ndaj Qipros në raundin e dytë të Nations League. Sfida që “Dardanët” do të luajnë në transfertë, do të zhvillohet ditën e hënë në mbrëmje. Në prag të kësaj sfide, ka folur dhe trajneri i Kosovës, Franco Foda.

“Pas ndeshjes së parë dhe humbjes bindëse 3:0 ndaj Rumanisë në shtëpi, kemi bërë një analizë të shkurtër të asaj përballjeje. Megjithatë, më pas jemi fokusuar në ndeshjen që do të zhvillojmë nesër kundër Qipros.

Kemi analizuar ndeshjet e fundit të Qipros, duke përfshirë edhe ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë, të cilën e kanë fituar. Është një ekip i fortë, individualisht kanë disa futbollistë mjaft të mirë.

Sonte në mbrëmje do të shfaqim për futbollistët tanë analizën që e kemi përgatitur për lojën e Qipros, duke theksuar pikat e forta dhe të dobëta të tyre, dhe do të shohim se çfarë do të na sjellë ndeshja”, tha trajneri Foda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat