Ronaldo: Ambicia ime është shumë e lartë, dua të jem në Kupën e Botës

Futboll

Ronaldo: Ambicia ime është shumë e lartë, dua të jem në Kupën e Botës

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 16:47
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes me Skocinë të cilët portugezët e fituan me përmbysje, 2-1.

Ishte pikërisht Ronaldo që arriti të shënoj golin e fitores dy minuta pa përfunduar takimi.

Ndërkohë, Cristiano ka deklaruar se kurdo që do e sheh veten se nuk është i rëndësishëm do të largohet nga kombëtarja.

“Kur të ndiej se nuk jam lojtar më i rëndësishëm, do të jem i pari që do të largohem nga skuadra pa asnjë problem”.

Ai tha se është ende i motivuar dhe ka synim të jetë pjesë e Kupës së Botës.

“Jam ende i motivuar. Ambicia ime është shumë e lartë, dua të jem në Kupën e Botës dhe në Euro”, ka deklaruar Ronaldo.

Ronaldo mbrëmë realizoi golin e 901-të në karrierë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat