Vendimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për përjashtim të Aro Muriçit, Edon Zhegrovës dhe Florent Muslijës nën arsyetim se shkelën rregulloren e saj shkaktuan reagime të shumta.
Gazetari i sportit, Lorik Gashi dha më shumë detaje.
“Përjashtim ka ndodhur para se të publikohej fotografia, lajmi është dhënë dje gjatë mëngjesit kur FFK-ja e dha si lajm, këta janë përjashtuar vetëm për një grumbullim mirëpo çdo vendim i Federates besoj se do të respektohej nga këta futbollistë.
Kjo nuk është hera e parë, ka fut femra në hotel, ka pas video e fotografi që janë publikuar viteve të kaluara, mirëpo kësi vendimesh ska pasur herave të kaluara, kjo është hera e parë”, deklaroi Gashi.