Odegaard mund të mungojë në ndeshje të mëdha pas lëndimit me Kombëtaren

Futboll

Odegaard mund të mungojë në ndeshje të mëdha pas lëndimit me Kombëtaren

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 09:13
Martin Odegaard

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, mund të humbasë disa nga ndeshjet më të rëndësishme të ekipit të tij pas një lëndimi të pësuar gjatë ndeshjes së Norvegjisë me Austrinë të hënën në Ligën e Kombeve.

Norvegjia ka fituar ndaj Austrisë me rezultat 2-1. Mesfushori është detyruar të largohej nga fusha në pjesën e dytë pasi u përplas me Christoph Baumgartner të Austrisë, duke marrë trajtim për disa minuta përpara se të linte fushën.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka thënë se dëmtimi dukej serioz.

"Dëmtimi i Odegaard-it dukej keq edhe në dhomat e zhveshjes. Pashë që po qëndronte me fizioterapistët rreth tij, por nuk kishte asnjë shans të vazhdonte. Mund të jetë mirë nëse ligamentet nuk janë këputur, por vetëm koha do ta tregojë", ka thënë ai.

Nëse dëmtimi i Odegaard rezulton serioz, ai mund të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme të Arsenalit, duke përfshirë përballjet kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat